Thu, Aug 21, 2025

Gjekmarkaj nga Lezha: Nuk na shqetëson çështja e pushtetit, por emergjenca kombëtare për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve

  • PublishedApril 8, 2025

Gjekmarkaj nga Lezha: Nuk na shqetëson çështja e pushtetit, por emergjenca kombëtare për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve

Drejtuesi politik i PD-së në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, gjatë takimit në këtë qark për prezantimin e kandidatëve për deputetë, ku është i pranishëm edhe Sali Berisha, ka kërkuar votën duke thënë se “popujt që nuk reagojnë nuk fitojnë”.

Ndër të tjera ai tha se për PD nuk është “çështja e pushtetit që na shqetëson, por emergjenca kombëtare për ‘u kthyer Shqipërinë shqiptarëve.”

Gjekmarkaj: Jemi sonte këtu të ringritur, të frymëzuar dhe të shumëfishuar, me plot guxim kurajë e besim. Jemi për të nënshkruar një kontratë të re me historinë dhe shqiptarët. Për shqiptarët, që pa asnjë dallim të kenë mundësi të vendosin për të ardhmen e tyre, sepse popujt që nuk reagojnë nuk fitojnë. Ne demokratët jemi historia e Shqipërisë moderne. Me ne dhe PD është e lidhur liria  Shqipërisë, pluralizmi, demokracia dhe institucionet e saj.

Nuk është çështja e pushtetit që na shqetëson, por emergjenca kombëtare për ‘u kthyer Shqipërinë shqiptarëve.