Fri, Aug 22, 2025

Ministri Hasani në Luksemburg në takimin e organizuar nga Kaja Kallas: Shqipëria vazhdon përpara rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

  • PublishedApril 14, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ndodhet në Luksemburg ku ka marrë pjesë në takimin e organizuar me nismë të Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas.

Në këtë organizim, pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi çështje kyçe si siguria, mbrojtja, kërcënimet e përbashkëta, zgjerimi dhe nevoja për veprim të përbashkët.

Ministri Hasani nënvizon se “Shqipëria është një partnere e angazhuar në këto diskutime, ndërsa vazhdon përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.


AlbaniaWeb.net