Wed, May 14, 2025

NBA/ Play-Off nis pa surpriza, Boston, Cleveland e Oklahoma fitojnë lehtësisht

  • PublishedApril 21, 2025

NBA/ Play-Off nis pa surpriza, Boston, Cleveland e Oklahoma fitojnë lehtësisht

Të tjera sfida të përballjeve të para në Play-Off në NBA u zhvilluan të dielën, teksa nuk pati surpriza.

Oklahoma e nis me fitore fazën play off në NBA, duke mundur 131-80 Memphis. Ndeshje pa shumë histori, ku të gjithë titullarët e ekipit vendës realizuan mbi 12 pikë. Një fitore shumë e thellë kjo për ekipin më të mirë të sezonit, që hedh bindshëm kandidaturën për të qenë një prej pretendeteve kryesorë për të shkuar deri në finale.

Në Perëndim fiton edhe skuadra e Golden State, që mposhti 95-85 Houston jashtë fushe. Stephen Curry edhe një herë është magjik, duke realizuar 31 pikë, mbështetur edhe nga Butler me 25 pikë.

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Cleveland mundi pa probleme 121-100 Miami, sfidë ku u dallua trioja Mitchell-Jerome-Garland, që së bashku realizuan 85 pikë.

Nuk zhgënjen as Boston, që falë 30 pikëve të Derrick White, mundi 103-86 Orlando, duke fituar çerekfinalen e parë play off.


AlbaniaWeb.net