Xheneta reagon pas videos ku ironizon Brikendën:“Qenkeni shumë të prekur, moralistë”
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, ku vëmendja publike vazhdon të mbetet e përqendruar tek finalistët dhe raportet e tyre, një video e postuar nga Xheneta Fetahu ku ajo shihet duke ironizuar Brikendën, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Në videon që është bërë virale në TikTok dhe Instagram, Xheneta shfaqet në një situatë humoristike duke përsëritur një prej mënyrave karakteristike të të folurit të Brikendës, diçka që ndjekësit e njohin mirë që nga spektakli. Por ajo që nisi si një përmbajtje argëtuese, u kthye shpejt në një përplasje virtuale me ndjekësit.
Përballë valës së komenteve kritike, Xheneta ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet një postimi në Instastory. Ajo shprehet e habitur dhe njëkohësisht e zhgënjyer nga mënyra se si publiku po e interpreton një video me nota humori.
“Qenkëni prekur shumë, madje edhe moralistë… shumë prej jush, që flisni për respekt e dinjitet, jeni të njëjtët që ofendoni përditë nga tastiera,” – shkruan ajo. Më tej, Xheneta thekson se e gjithë kjo video ishte një shaka dhe një reagim i lehtë pas një periudhe të gjatë presioni.
Ajo nuk i kurseu as ata që e konsiderojnë veten personazhe publikë, duke shtuar: “Shumë prej atyre që më kritikojnë, janë po ata ‘VIP-a’ që s’dinë të bëjnë humor pa sharë.”