Mungesa e madhe ndaj Interit, Musiala: Eleminim i dhimbshëm, Bayern meritonte më shumë
Jamal Musiala, mungesa e madhe e Bayern në çerekfinalen e Champions League kundër Interit, analizoi eliminimin e bavarezëve. Musiala, në një intervistë për Bild u shpreh se ekipi i Kompany meritonte më shumë.
“Të shikoja eliminimin e ekipit në TV ishte e dhimbshme. Vuajta me djemtë.
Mendoj se luajtëm shkëlqyeshëm pavarësisht mungesave. Bayern meritonte më shumë”- tha Musiala.