Sat, May 3, 2025

VIDEO/ Real Madrid nuk dorëzohet në garën për titull, kalon pengesën e Getafes, Barça 4 pikë larg

  • PublishedApril 23, 2025

VIDEO/ Real Madrid nuk dorëzohet në garën për titull, kalon pengesën e Getafes, Barça 4 pikë larg

Real Madrid merr fitoren e 3-të radhazi në La Liga, duke vijuae ndjekjen ndaj Barcelonës. Los Blancos mundën me vështirësi Getafen 0-1, në takimin e luajtur në transfertë. Sfida u vendos nga një gol i Guler, i realizuar në pjesën e parë.

Edhe Getafe pati mundësi të mira, sidomos në fundin e sfidës, por nuk i konkretizoi si duhet. Pas këtij triumfi, Real Madrid është në vendin e dytë me 72 pikë, 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese. Takimi i radhës për ekipin e Ancelottit është ndaj Celta Vigos.


AlbaniaWeb.net