Tue, Dec 30, 2025

Edhe dy të rikthyer nga dëmtimet, ja situata tek Elbasani në prag të “finales” ndaj Partizanit

Edhe dy të rikthyer nga dëmtimet, ja situata tek Elbasani në prag të “finales” ndaj Partizanit
  • PublishedApril 24, 2025

Elbasani po kalon një moment të mirë, sa u përket rezultateve, teksa duket se e njëjta gjë po shkon edhe me rikuperimet.

Pas Esin Hakajt që iu bashkua ekipit ndeshjen e kaluar, me Partizanin pritet të jetë gati Emiljano Musta, ndërsa ka shpresa edhe për rikthimin e Arsen Kasës në mesin e fushës.

Nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk ka asnjë lojtar të ndëshkuar me kartonë, duke i dhënë mundësinë Gvozdenoviçit të ketë më shumë zgjedhje në formacion.


AlbaniaWeb.net