Bologna në finalen e Kupës së Italisë, sfidon Milanin
Bologna-Milan është finalja e Kupës së Italisë. Pas suksesit 3-0 në ndeshjen e parë, skuadra nga Bologna triumfoi 2-1 ndaj Empolit në aktin e kthimit.
Në D’All Ara, vendasit shënuan me Fabian, ndërsa u kundërpërgjigj Kovalenko. Në fundin e sfidës, Dallinga shënoi për Bolognan, pas një asisti të Lykogiannis. Finalja Bologna-Milan do të mbahet me 14 maj.