FOTO/ “Dridhet Katalonja”, në Itali besojnë, Inzaghi-Martinez: Jemi gati
Në vetëm 7 ditë, Inter pa t’i ikë nga duart trofeu i parë, Kupa e Italisë, ndërsa disfata e fundit në shtëpinë përballë Romës bëri që ekipi i Inzaghi-t të lëshonte kreut, 4 javë përpara fundit edhe titulli në Serie A është në rrezik të fortë, tani është në dorë të Napolit. Në këto kushte, ëndrra për “tripletë” është zhdukur totalisht, por në valle mbetet trofeu më i rëndësishëm, Champions League. Ky objektiv kalon fillimisht nga Barcelona, një rival shumë i fortë të cilin Inzaghi e vlerëson maksimalisht:
“Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht kundër Barçës, një nga skuadrat më të forta në botë. Ne jemi gati për ta luajtur këtë gjysmëfinale, por jemi të vetëdijshëm se sfida e parë ka shumë peshë. Ne duhet të jemi të aftë në kontrollojmë e topit. Jemi një skuadër që luajmë në gjysmëfushën e kundërshtarit, por duhet të jemi të saktë, duket të mbrohemi dhe të sulmojmë si skuadër. Ambicia jonë është të jemi gjithnjë në nivele të larta. Të shohim se si do të përfundojë ky sezon. Në kampionat gjërat nuk janë më në dorë tonë, ndërsa në Champions jemi mes katër ekipeve më të mira në Evropë. Ekipi është mirë, por tani të shohim kush do të shkojë në finale”, u shpreh Inzaghi.
Në një sfidë kaq të vështirë trajneri Inzaghi dhe tifozët zikaltër shpresojnë shumë të shohin një Lautaro Martinez në maksimum. Kapiteni u shfaq i karikuar përpara këtij takimi duke theksuar se ekipi është gati:
“Jemi të tërbuar, kemi bërë një rrugëtim të mirë, por në ndeshjet e fundit na ka munguar niveli fizik dhe mental, për këtë jemi të vetëdijshëm. Kemi folur për këtë, por tani jemi gati. Si sfidohet Barcelona? Kjo është hera e dytë që ne jemi në një gjysmëfinale Champions League në tre vitet e fundit, po bëjmë një punë të madhe. Jemi të përqendruar dhe entuziast për të shijuar në maksimum këtë sfidë të madhe”, u shpreh Lautaro Martinez.
“Dridhet Katalonja, Yamal kundër Lautaro, shpresë për Thuram”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë. “Inter kundër të gjithëve”, ishte titulli i përzgjedhur nga La Gazzetta.
()