Meghan Markle ndan detaje të papritura për martesën dhe fëmijët
Meghan Markle është rikthyer në qendër të vëmendjes me rrëfimin e saj të fundit në një podcast të drejtuar nga Jamie Kern Lima, ku ndau detaje personale mbi martesën me Princin Harry, projektet e saj të reja dhe jetën familjare në Kaliforni.
Dukesha tregoi se marrëdhënia me Harry-n nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.
“Në fillim gjithçka ishte shumë mirë, ndienim flutura në stomak, por menjëherë pas kësaj filluam të grindeshim”, tha Meghan. Ajo zbuloi se gjashtë muaj pas fillimit të lidhjes, çifti hasi në vështirësi dhe përplasje, duke theksuar se edhe dashuritë mbretërore kanë momentet e tyre të vështira. Megjithatë, pas shtatë vitesh martesë, Meghan tha se ata po e shijojnë një kapitull të ri, ku ndihen më të lidhur se kurrë.
Ndërkohë, një tjetër temë që po krijon tension mes tyre është ekspozimi i fëmijëve në publik. Meghan së fundmi ndau në Instagram disa foto të Princit Archie dhe Princeshës Lilibet në shtëpinë e tyre në Montecito, por sipas burimeve pranë çiftit, Harry nuk është aspak dakord me këtë vendim. Ai dëshiron që fëmijët të rriten larg syve të medias, duke shmangur presionin që ai vetë ka përjetuar që i vogël.
Kjo mospërputhje në qëndrime vjen në një kohë kur Meghan po përpiqet të forcojë markën e saj personale, ndërsa Harry mbetet i përkushtuar ndaj ruajtjes së privatësisë familjare. Një debat i heshtur mes ekspozimit publik dhe mbrojtjes së jetës personale – një sfidë që duket se po teston edhe më shumë balancën në çiftin mbretëror më të komentuar të viteve të fundit.