Sat, May 3, 2025

Lojë me provokime e justifikime: Gerta Gixhari tregon pse vlerëson Gjestin

  • PublishedMay 2, 2025

Lojë me provokime e justifikime: Gerta Gixhari tregon pse vlerëson Gjestin

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Gerta Gixhari ndau mendimet e saj për katër finalistët e Big Brother VIP Albania 4, duke reflektuar mbi përvojën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. E pyetur se cili prej tyre kishte bërë lojën më të mirë, Gerta shmangu emrat e Rozanës dhe Laertit, për t’u ndalur mes Eglit dhe Gjestit. Në fund, ajo zgjodhi këtë të fundit.

“Po themi Gjesti”, u shpreh Gerta. “Sepse, pavarësisht paqëndrueshmërisë së tij, ai kishte gjithmonë një justifikim për veprimet. Fshihej pas frazës ‘e bëra për lojë’ ose ‘ishte provokim’. Edhe brenda shtëpisë ia thosha këtë, por kjo gjë, në fakt, i shkonte”.

Gerta tregoi se marrëdhënia me Gjestin kishte qenë shpesh e ndërlikuar. “Kishte momente që nuk e merrje seriozisht. Edhe kur ndodhte ndonjë situatë serioze, ai nuk e trajtonte me peshën që duhet. Për këtë arsye, raporti ynë ishte si ‘terhiq e mos e këput’”.

Ajo shtoi se ndonëse kishte kritika për lojën e tij, nuk donte të humbiste momentet e bukura me të.

“Unë nuk mund të rrija përqafe me të dhe më pas ta sulmoja. Më duhej t’i tregoja ato pakënaqësi që kisha, por njëkohësisht nuk doja të humbisja as ato çaste që qeshja shumë me të”.