Paqe mes Bolognas dhe Juventusit, gara për Champions duket “zjarr”
Barazim 1-1 mes Juventusit dhe Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Thuram ndëshkoi vendasit pas 9 minutash lojë, pas një asisti të Cambiasos.
Skuadra nga Bologna gjeti forcat për të barazuar me anë të Freuler, në fillimin e pjesës së dytë.
Me këtë rezultat, vijon të jetë e ashpëe gara për Champions, pasi Juventus është në vendin e katërt me 63 pikë, ndërsa Bologna është në vendin e shtatë me një pikë më pak.
Kujtojmë që Roma mundi 1-0 Fiorentinën.