Fustani nga viti 1798 dhe diamanti 10 milionë $: Heidi rikthehet në stil
Pas një mungese 12-vjeçare, Heidi Klum u rikthye me stil në tapetin e kuq më të famshëm në botë, duke u ngjitur sërish shkallëve të Metropolitan Museum of Art në Nju Jork, më 5 maj. Supermodelja, aktorja dhe prezantuesja e “Project Runway” shkëlqeu në një pamje të personalizuar nga Vetements, krijuar nga dizajneri Guram Gvasalia.
Fustani i zi pa rripa dukej minimalist në pamje të parë, me vetëm disa qepje të dukshme në skajet e tij. Por Heidi zbuloi se ai mbante një histori të veçantë: “Është një material shumë i vjetër, nga viti 1798,” tregoi ajo për E! News. “Pëlhura përdoret zakonisht për kostume dhe është nga një fabrikë që ka veshur Papën dhe përfaqësues të Vatikanit ndër shekuj.”
Eleganca e saj nuk ndalej vetëm te fustani. Ajo kompletoi pamjen me një varëse diamanti Lorraine Schwartz, me vlerë marramendëse prej 10 milionë dollarësh, që u bë menjëherë një nga momentet më luksoze të mbrëmjes. Kombinimi i një veshjeje me histori dhe një aksesor të tillë ikonik bëri që rikthimi i saj të ishte padyshim një nga më të komentuarit e Met Gala 2025.
Eventi, me bashkë-prezantues si A$AP Rocky, Colman Domingo, Lewis Hamilton dhe Anna Wintour, kishte si temë “Superfine: Tailoring Black Style” dhe kodin e veshjes “Tailored for You”, duke vlerësuar elegancën dhe fuqinë e stilit të frymëzuar nga moda mashkullore.
Pas një dekade heshtjeje në Met Gala, Heidi Klum jo vetëm që u kthye – por e bëri të qartë që di si të dominojë skenën.