Thu, May 8, 2025

Atraksion turistik? Banorët në qarkun e Kukësit vuajnë ende për rrugë dhe ujë

  • PublishedMay 8, 2025
Atraksion turistik? Banorët në qarkun e Kukësit vuajnë ende për rrugë dhe ujë

“Të tjerët ju premtojnë e nuk bëjnë, ndërsa unë bëj pa premtuar,” – është slogani i përdorur nga , kryesues i listës së Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit. Por në fshatin të Kukësit, banorët janë në protestë për premtimin e pambajtur të ndërtimit të rrugës.

Në takimin elektoral të zhvilluar në Mamëz, Shalsi u prit me kritika nga banorët. Ndërkohë që ai premtonte pasaportën europiane, banorët kërkonin rrugën, kompjuterë për shkollën, ujë të pijshëm dhe ujë për vaditje.

“Në emër gjoja të turizmit, asfaltohen rrugë në bjeshkë për ujqërit dhe nuk kujdeseni për njerëzit,” tha Kujtim Bajrami, banor i fshatit Mamëz në takim me kandidatët për deputetë të PS-së.

Fshati njihet për prodhimin e mineralit të nikel silikatit, i cili eksportohet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në vlera prej dhjetramilionë eurosh. Prej vitesh banorët kërkojnë ndërtimin e një rruge prej 5 kilometrash.

Në krahinën e Bytyçit në bashkinë e Tropojës, banorët ndajnë të njëjtin problem.

“Kandidatët e Partisë Socialiste na premtojnë pasaportë evropiane, por përsa i përket infrastrukturës rrugore jemi më keq se në periudhën e luftës së Dytë Botërore, kur Italia fashiste ndërtoi rrugën Kam-Qafë-Prushi,” thotë Izet Malaj, banor i fshatit Peraj të krahinës.

“Që nga ajo kohë në këtë rrugë nuk është vënë dorë. Në emër të turizmit bëjnë rrugë në Qerem, Padesh e Kasaj, ku nuk ka banorë duke shmangur investimet në zonat e banuara,” shtoi ai, duke theksuar se pas zgjedhjeve do t’i vazhdojnë protestat.

Në qytetin verilindor me boshatisje masive gjatë viteve të fundit, Rama deklaroi më 30 prill se do të numërojë plot 1 milion turistë në vitin 2030, ndërsa premtoi se qyteti i nëndheshëm i tuneleve do të jetë atraksioni kryesor.

“Të rregullojë njëherë qytetin përmbi dhe aty ku janë njerëzit dhe pastaj atë të nëndheshëm,” thotë , përfaqësues i të burgosurve politikë në Kukës.

Gjatë regjimit komunist, Gjana refuzoi që të merrte pjesë në votimet fasadë dhe u ndëshkua për këtë me 8 vjet burgim pas një procesi me akuza të montuara për agjitacion dhe propagandë. Por ai i ka bojkotuar gjithashtu të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në pluralizëm nga viti 1991 e deri tani.

Gjana i tha BIRN se kishte vërejtur një organizim të mirë të fushatës këtë vit, por jo nga të gjitha palët.

“PD dhe ASHM ka zhvilluar takim me të përndjekurit politikë, ndërsa e majta jo. Më saktë deri tani nuk na ka ftuar,” thotë ai.

Shkëputja e qeverisjes nga realiteti duket edhe në fshatin Shishtavec, ku banorët kërkojnë me ngulm vënien në punë të rezervuarit të Kallabakut, por përmes një projekti të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, qeveria e ka shpallur atë liqen dhe po planifikon të ndërtojë një rrugë.

Banorët e zonës thonë se ky nuk ka qenë vullneti i tyre.

“Rezervuari është ndërtuar për të vaditur parcelat me patate, këta e kanë shpallur atraksion turistik,” thotë Mehmet Bala, kryeplak i fshatit. “Banorët e këtij fshati kanë kërkuar që të rivihet në funksion ky rezervuar për vaditje,” shtoi ai.

Mungesë platformash

Zyra elektorale e kandidatit të PD në Kukës, Shkëlqim Hoxha. Foto: Bashkim Shala.

Opozita në qarkun e Kukësit është besimplotë në fitore, madje ka shpallur si objekt që të dalë me një diferencë me 10 mijë vota ndaj Partisë Socialiste. Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës thonë se votuesit po përballen me presione dhe se i janë drejtuar SPAK me denoncime për intimidimet.

“Kemi kërkuar që banorët të votojnë të lirë, por vërejmë se ka intimidime të votuesve.  Ka forca që kërkojnë të marrin vota në mënyrë të tërthortë dhe në kundërshtim me ligjin,” i tha BIRN , drejtuesi politik i Aleancës Shqipëria Madhështore në Kukës.

Hoxha thotë se kanë denoncuar në SPAK persona me funksione shtetërore dhe Prokuroria është vënë në lëvizje. Koalicioni opozitar synon që të marrë në këto zgjedhje 2 nga 3 mandatet e qarkut, pavarësisht pretendimit të PSD për marrjen e një mandati në këtë qark.

“Kemi një program shumë të mirë  qeverisës, ndërkohë që keqqeverisja e kundërshtarit, diskriminimi që i është bërë qarkut të Kukësit nga qeveria  dhe nevoja për ndryshim ndikojnë në fitoren e padiskutueshme të ASHM-së në qarkun e Kukësit,” shtoi Hoxha.

Hoxha thotë se banorët e qarkut të Kukësit janë në kushtet e mungesës së nevojave bazike dhe infrastruktura rrugore, nevoja për ujë për ujë të pijshëm apo për vaditje vazhdojnë të jenë kërkesat e tyre kryesore.

Plaga e emigrimit është një shqetësim tjetër shumë i madh që e shoqëron prej vitesh qarkun e Kukësit, ndërsa sipas Hoxhës, mungon shërbimi shëndetësor, problemet e pazgjidhura të pronësisë si dhe mungesën e mbështetjes në bujqësi.

Hoxha premton gjithashtu se nëse PD-ja vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Kukësit do të ketë disa prioritete, mes së cilave edhe heqjen e tarifës së pagesës për Rrugën e Kombit, pavarësisht se koncesionari ka një kontratë 30 vjeçare me qeverinë.

Për përfaqësuesin e shoqërisë civile, , premtimet e opozitës janë të parealizueshme.

“Premtimet e opozitës janë të parealizueshme, pasi opozita nuk është e interesuar të vijë në pushtet. Kjo opozitë është më e vjetër se sa pozita, që është 12 vjet në pushtet. Pra, është e papërgatitur për të marrë pushtetin dhe e paqartë për zhvillimin e rajonit. Ndërkohë që nuk ka burimet e duhura njerëzore,” thotë Demalia, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Progres Rinor.

Demalia kritikon partitë politike se u mungojnë platformat për zhvillimin e rajonit, se e kanë lënë emigracionin jashtë diskutimeve apo debateve të tyre dhe se nuk kanë prezantuar asnjë plan për punësimin e të rinjve dhe klimën e biznesit, që sipas tij janë probleme kryesore. Në vend të alternativave, Demalia ka vënë re se si votuesit ashtu edhe partitë politike shkëmbejnë premtime për halle personale.

“Premtimet janë imitim i liderëve në qendër. Lideri thotë për pasaportë evropiane edhe këta e  përsërisin  premtimin e tij. Nuk ia shpjegojnë elektoratit apo të debatojnë se si mund të arrihet pasaporta evropiane me këtë nivel të lartë korrupsioni, infrastrukturë të shkatërruar, pasiguri ushqimore,” shton ai.

Nderkohë, urbanisti rendit si emergjente sistemimin e lagjeve, ujërave të zeza, por edhe menaxhimin e mbetjeve.

“Për bashkinë e Kukësit, problem vazhdon të mbetet sistemimi i lagjeve, sidomos asaj informale, apo siç thirret Lagjia e Re, sistemimi e disiplinimi i ujërave të zeza të qytetit, por edhe të fshatrave, menaxhimi i mbetjeve urbane, lidhja e fshatrave me rrugë si dhe zgjidhja e problemit të  hyrje-daljeve në qytetin e Kukësit shkaktuar nga ndërtimi i urës së re,” thotë Shehu.

, një tjetër i përndjekur politik i internuar në kohën e komunizmit në fshatrat e Durrësit, me banim sot në Firence, përjeton me trishtim gjuhën e ashpër politike, ndërsa thekson se nevojitet një emancipim i shoqërisë.

“Problem te ne në Shqipëri  është emancipimi i mangët i shoqërisë,” tha ai ndërsa dënon sulmet dhe fyerjet ndaj politikanëve, “Të mos kapemi me pasojat, por me shkakun,” përfundoi ai.

Qendra e qytetit të Kukësit. Foto: Bashkim Shala.