News24 në terren! Mbulojmë zgjedhjet e 11 majit në çdo cep të Shqipërisë!
Televizioni News24, lideri i informacionit në vend, do të raportojë nesër e në vazhdim në mënyrë të pandërprerë nga të gjitha qarqet e vendit për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë.
Që në mëngjes herët nën moderimin e gazetarëve Klevin Muka, Ola Bruko, Nisida Tufa, Daljana Sejdia, Renaldo Salianji dhe në mbrëmje me emisionin ‘Log” nga Endri Xhafo do të përcjellim lajme e analiza në kohë reale.
Gazetarët tanë janë shpërndarë në çdo zonë për të sjellë tek ju jo vetëm lajmin e parë, të shpejtë e të verifikuar nga vendngjarja, por edhe pamje ekskluzive, fakte të sakta për procesin e votimit, duke vijuar më pas me numërimin e votave për deputetë të ardhshëm dhe shpalljen e rezultateve.
Me një rrjet të gjerë korrespondentësh e operatorësh dhe përkushtim maksimal ndaj së vërtetës, News24 garanton informacionin më të saktë dhe në kohë reale.
Me pamje ekskluzive, fakte të verifikuara dhe raportim 24/7, News24 është zëri i qytetarëve dhe syri i ngjarjeve.
Nga qendrat e votimit, te numërimi i votave, reagimet politike dhe analizat në studio — News24 është aty ku ndodhin ngjarjet në shërbim tê publikut!
Krahas transmetimit në ekranin e News24, , Panorama dhe Gazeta Shqiptare do të jenë gjithashtu në çdo çast pranë jush me lajme të përditësuara nga çdo qark i vendit.
Përmes agjencive tona të besuara online, ndjekësit do të informohen në kohë reale për çdo zhvillim, çdo rezultat dhe çdo reagim që lidhet me zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
News24, , Panorama dhe Gazeta Shqiptare – sjellin të vërtetën në kohë reale!
()