Mon, May 12, 2025

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 14:00

  • PublishedMay 11, 2025

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 14:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme. Deri në orën 14:00, kanë votuar 29.53% e qytetarëve, bazuar në të dhënat e 2276 qendrave të votimit që kanë raportuar në sistemin e KQZ-së.

Nëse krahasohet me zgjedhjet lokale të vitit 2023, ka një rritje me 2.2%, ndërsa vazhdon të mbetet më e ulët se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur në këtë orar kishin votuar 35.62% e elektoratit.

Procesi vijon me ritme të qeta në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që vëmendja tani është përqendruar te prurjet në orët e pasdites.