FOTO/ Një hap larg titullit, por Conte nuk “fluturon”: Kampionat i çmendur (VIDEO)
Titulli në Serie A këtë sezon po kthehet në një garë të çmendur, si kurrë më parë në vitet e fundit. Napoli dhe Inter vijojnë betejën në distancë ku një javë përpara fundit diferenca është vetëm një pikë. Conte dhe tifozët e Napolit vërtetuan edhe një herë se kanë një zemër të fortë, pasi në këtë 90-minutësh shpesh titulli shkonte në duart e Inter, por Pedro u kthye në një bekim për ta, i dha një assist të fortë duke ndalur Inter, pasi blutë nuk u tregua të zot të kalonin Parmën. Napoli ngeci në një barazim pa gola në këtë transfertë, por në fund kjo pikë ishte një bekim i vërtetë pasi i lejon të shkojnë në javën e fundit me një avantazh të rëndësishëm, ku mjafton të triumfojnë përballë Cagliari-t pa qenë e nevojshme për të mësuar se çfarë do të ndodhë me Inter në sfidën e tyre kundër Como-s.
Ndaj Parmës ishte e pritshme që Napoli të ishte më kërkues. Të besuarit e Conte-s e provuan në çdo formë të gjenin golin e fitores, por ishin të pafat duke goditur 3 herë shtyllën. Mes tyre më flagrant ishte traversa e McTominay nga goditja e dënimit. Conte e përjetoi shumë këtë takim, madje u ndëshkua edhe me karton të kuq përpara se gjyqtari i takimit në shtesë të akordonte një penallti në favor të tyre, por më pas me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka.
Me Pedron që në distancë ndali Inter, Napoli festoi me të drejtë për këtë X-s përballë Parmës, por Conte bën thirrje për qetësi: “Jemi shumë pranë, por tani duhet të bëjmë edhe atë hap të fundit. Është sfida e fundit dhe do të jemi përballë publikut tonë, tifozët do të na japin një dorë. Ky është një kampion shumë i vështirë, objektivi ynë ishte të bezdisnim rivalët tonë deri në fund dhe ja dolën. Tani jemi vetëm një hap larg, jemi një hap larg arritjes së një objektivi të jashtëzakonshëm, do të ishte historike për Napolin”, u shpreh Conte.

“Hapi i fundit. Napoli kampion nëse fiton ndaj Cagliari-t. Lazio frenon Inter”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.
()