Mon, May 19, 2025

“Përplasja” në distancë për titullin, liga Serie A vendos kur luhen ndeshjet e Napolit dhe Interit

  • PublishedMay 19, 2025

“Përplasja” në distancë për titullin, liga Serie A vendos kur luhen ndeshjet e Napolit dhe Interit

Liga e Serie A ka njoftuar se ndeshjet e fundit të Napolit dhe Interit për sezonin 2024-2025 do të zhvillohen të premten mbrëma. Dy sfida këto shumë të rëndësishme, që do të vendosin përfundimisht fituesin e kampionatit.

Napoli-Cagliari dhe Como-Inter do të mbahen të premten, me fillim nga ora 20.45.

Napoletanët kanë një pikë më shumë se Interi dhe rivaliteti në distancë në xhiron e fundit të kampionatit pritet të jetë i madh.

Duke qenë se ekziston ende mundësia për të pasur një play-off të Serie A nëse dy skuadrat përfundojnë sezonin me numër të njëjtë pikësh dhe duke qenë se Interi  merr pjesë në Champions më 31 maj, kjo krijoi kaos për oraret e ndeshjeve, por gjithçka është zgjidhur nga liga.

Kalendari:

Napoli-Cagliari – E premte

Como-Inter – E premte

Bologna-Genoa – E shtunë

Milan-Monza – E shtunë

Venezia-Juventus – E dielë

Lazio-Lecce – E dielë

Udinese-Fiorentina – E dielë

Torino-Roma – E dielë

Atalanta-Parma – E dielë

Empoli-Verona – E dielë


AlbaniaWeb.net