Mon, Nov 10, 2025

Nis Euro U17 në Shqipëri, kuqezinjtë humbasin ndaj Portugalisë (VIDEO)

  • PublishedMay 19, 2025

Në ndeshjen hapëse  të  Europianit të të rinjve që po mbahet për herë të parë në vendin tonë, Shqipëria U17 po pëson disfatë 0-4 ndaj Portugalisë.

Në “Arenën Kombëtare”, nuk mund të mungonin edhe kryeministri Rama me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka.  Në pjesën e parë dominuan portugezët dhe u shpërblyen në fundin e fraksionit.

Ishte Kuintas që u koordinua mirë dhe realizoi me kokë.  Kuqezinjtë e Tedeskos provuan me forca të pakta por hasën mjaft vështirësi.

Portugalia dyfishoi shifrat me Miden i cili përktheu në gol një penallti, ndërsa pak më vonë shënoi edhe Kabral.  Në ndeshjet e tjera të grupit, Shqipëria sfidon Gjermaninë dhe Francën.

 


AlbaniaWeb.net