Thu, May 22, 2025

NBA/ Indiana “gjunjëzon” New York, spektakël në finalen e parë, fiton Pacers

  • PublishedMay 22, 2025

NBA/ Indiana “gjunjëzon” New York, spektakël në finalen e parë, fiton Pacers

Indiana Pacers e nis me këmbën e mbarë finalet e play off-it në Konferencën e Lindjes, duke fituar 138-135 në fushën e New York Knicks. Një ndeshje me rivalitet, e vendosur vetëm pas kohës shtesë, me Pacers që udhëheqin kështu 1-0 serinë.

Të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 14 pikë, çka e bën kolektivitetin armën më të fortë të kësaj skuadre. Tyrese Haliburton realizoi 31 pikë e 11 asist, mbështetur edhe nga Nesmith me 30 pikë, ndërsa 31 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Për New York u dalluan vetëm Jalen Brunson me 43 pikë e Karl-Anthony Towns me 35 pikë e 12 rebound. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mbeti në hije, ndërkohë që stoli i skuadrës njujorkeze ishte inekzisent.

Finalja e dytë do të zhvillohet pas dy ditësh sërish në New York, aty ku vendasit do duhet me patjetër të fitojnë për të barazuar serinë, përpara se sa bonusi i të luajturit në shtëpi, të kalojë në favor të Pacers, me serinë që do të zhvendoset në Indianapolis.


AlbaniaWeb.net