Fri, May 23, 2025

Real Madrid nuk humbet kohë, Alonso firmos më 26 maj, në Spanjë zbulojnë detaje

  • PublishedMay 23, 2025

Real Madrid nuk humbet kohë, Alonso firmos më 26 maj, në Spanjë zbulojnë detaje

Në Madrid bëhen gati për të hapur një faqe të re, një kapitull të ri post Ancelotti. Më 26 maj pritet të bëhet zyrtare trajneri i ri, Xabi Alonso. E përditshmja spanjolle, Marca zbulon se Alonso do të firmos një kontratë 3-vjeçare, ndërsa do të nis menjëherë punën për të përgatitur ekipin në kuadër të Botërorit për Klube.

Ndeshja debutuese e tij në stolin e Realit do të jetë më 18 qershor përballë Al Hilal. Për Alonson ky është një rikthim në shtëpi pasi ka qenë pjesë e Realit nga viti 2009 deri në vitin 2014. Në 5 vite në Madrid, Alonso fitoi 1 titull në La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe një Superkupë në Spanjë, por mbi të gjitha një Champions League, e cila ishte historike pasi bëhej fjalë për trofeun e 10-të.

Vjen Alonso, por nga Madridi largohet një tjetër ikonë, një legjendë e gjallë si Luca Modric. Klubi dhe lojtari njoftuan se ky është sezoni i fundit i tij në Madrid. Modric largohet me 28 trofe në 13 vite, dhe një “Top të Artë” në CV e tij. Të shtunën në “Bernabeu”, tifozët e Realit do t’i japin lamtumirën një prej ikonave më të çmuara të klubit.

Nuk është ende e qartë se cila do të jetë e ardhmja e Modric, por në Kroaci, trajneri Dalic shpreson që Modric t’i udhëheq edhe në Botëror, i cili do të jetë i fundit për të.

()


AlbaniaWeb.net