FOTO/ “Poker” i Napolit, Conte lë “thatë” Inter, i “rrëmben” titullin në frymën e fundit, edhe mediat dhurojnë show (VIDEO)
Në frymën e fundit, në ndeshjen e fundit të Serie A, Napoli feston me trofeun në duar. Blutë bëjnë “poker”, ky ishte titulli i katërt në histori, por pa diskutim një titull me një shije ndryshe, pasi të paktë ishin ata që besonin. Të rivalizoje me Inter ishte e vështirë, por në fund Conte dhe të besuarit e tij ia dolën, ia dolën të fitonin një titull në një vit të vështirë, ku investuan pak në merkato, por në fund diferencën e bërë shpirti i këtij ekipi, fakti që ishin të përqendruar totalisht vetëm në Serie A dhe sigurisht, përfituan në maksimum nga pikët që lanë rrugës rivalët e tyre, mbi ta gjitha Inter. Për herë të 28 në histori, titulli u vendos në javën e fundit.
Napoli bëri saktë detyruar të shtëpisë, kaloi pa shumë probleme Cagliari-n, triumfuan me rezultatin 2-0, duke e bërë të pavlefshme suksesin e Interit përballë Comos. Me Conte-n në tribunë, Napoli e zgjidhi këtë ndeshje me nga një gol për çdo pjesë. McTominay mposhti Alen Sherrin në minutën e 42-të me një veprim të bukur akrobatik brenda në zonë, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Lukaku që realizoi një gol shumë të bukur individual.
Me minutat që kalonin, tifozët në stadiumin dhe në çdo cep të qytetit shpërthyen në festë pasi titulli është pronë e tyre, një titull që u festua gjatë pasi erdhi në një sezon ku më pak pritej. Me mijëra tifozët pushtuan rrugët e qytetit duke festuar për këtë titull të katërt në histori, i dytë në tre vitet e fundit.
Edhe mediat në Itali kurorëzojnë Napolin: “Titull i çmendur, apo mbretëria e Napolit”, ishin disa nga titujt kryesor.
()