Sun, May 25, 2025

Dafina Zeqiri pauzon karrierën dhe ndahet nga menaxheri – ndryshime të mëdha në ekipin e saj

  • PublishedMay 24, 2025

Dafina Zeqiri pauzon karrierën dhe ndahet nga menaxheri – ndryshime të mëdha në ekipin e saj

Dafina Zeqiri, një prej emrave më me peshë të muzikës shqiptare, po përjeton një periudhë të re në jetën e saj – si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Këngëtarja e njohur, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, ka vendosur t’i japë vetes një pauzë nga muzika për të përjetuar plotësisht momentin e ëmbël të mëmësisë.

Por ndërsa përgatitet për rolin e nënës, artistja ka vendosur të mbyllë një tjetër kapitull të rëndësishëm – bashkëpunimin e gjatë me menaxherin e saj, Pëllumbin, si dhe disa anëtarë të tjerë të stafit të saj të ngushtë. Sipas burimeve pranë Prive, kjo ndarje nuk ka qenë thjesht profesionale, por ka ardhur pas disa pakënaqësive dhe tensioneve që kanë nisur të ndihen prej kohësh në prapaskenë.

Fansat e vëmendshëm kanë vënë re edhe detaje në rrjetet sociale – ku Dafina dhe ish-ekipi i saj nuk ndiqen më, duke ushqyer dyshimet për një krisje më të thellë në marrëdhënie. Po ashtu, flitet se një rol të rëndësishëm në këto ndryshime ka pasur edhe bashkëshorti i saj, Kreshniku, i cili është përfshirë më tepër në drejtimin e karrierës së Dafinës në muajt e fundit.