Sun, May 25, 2025

Rozana Radi pas BBVIP: “Jam një tjetër grua, jeta ime ndryshoi 100%”

  • PublishedMay 25, 2025

Rozana Radi pas BBVIP: “Jam një tjetër grua, jeta ime ndryshoi 100%”

Rozana Radi ka reflektuar për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania, duke treguar se ky eksperiencë e ka transformuar plotësisht. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja tha se pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, ndjen se është një version i ri i vetes.

“Jam një Rozanë tjetër tani. Bigu më ka ndihmuar të rritem si njeri dhe të shoh jetën ndryshe. Jeta ime ka ndryshuar 100% për mirë,” u shpreh ajo.

Radi ndau edhe një moment të veçantë që e preku emocionalisht: një postim nga Rezarta Shkurta që e mbështeste në një moment të vështirë brenda shtëpisë. “E vlerësova shumë. Më preku, sepse kemi kaluar një histori të gjatë dhe ndryshe nga më parë, sot dimë të falim e të kuptojmë më shumë njëra-tjetrën,” tha Rozana.

Sa i përket reagimeve nga partneri i saj, ajo rrëfeu si kritikat, ashtu edhe komplimentet. “Më tha që nuk duhet t’i kisha falur disa njerëz, por gjithashtu më tha: ‘Ti për mua je më e mira’.” Ai kishte ndjekur veçanërisht momentet me Gertën, me të cilën Rozana kishte pasur përplasje, por edhe një përpjekje për pajtim përmes një ftese për të kënduar së bashku.

Duket se Big Brother nuk i dha vetëm famë Rozanës, por edhe një perspektivë të re mbi jetën, njerëzit dhe vetveten.