Nga Argjentina: Sulmuesi i United mund të transferohet te Milani
Të reja të rëndësishme vijnë nga Argjentina. Sipas gazetës Olé, Alejandro Garnacho mund të përfundojë në Serinë A.
Në bazë të asaj që shkruhet, Garnacho pëlqehet nga Milani. Negociatat janë duke u zhvilluar mes palëve dhe shumë shpejt mund të ketë fund të lumtur.
Manchester United kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e futbollistit dhe në këto kushte, operacioni nuk duket aq i lehtë për klubin italian. Garnacho ka realizuar 6 gola në kampionat në këtë sezon.