Tue, Dec 2, 2025

Sulmuesi rinovon me Atleticon, kontratë deri në vitin 2027

Sulmuesi rinovon me Atleticon, kontratë deri në vitin 2027
  • PublishedJune 2, 2025

Nuk ka dilema, Antoine Griezmann do të qëndrojë te Atletico Madrid. Sulmuesi francez ka rinovuar kontratën me Los Colchoneros deri në vitin 2027.

“Atleticos, jam shumë i lumtur që do të vazhdoj ta vesh këtë fanellë të mrekullueshme për shumë vite të tjera.

“Shpresoj t’ju ​​sjell shumë gëzim. Një përqafim i madh, ju dua”- tha ai.

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e  Atleticos me 197 gola që mbajnë emrin e tij, duke tejkaluar 173 golat e shënuar nga Luis Aragonés. Griezzmann është gjithashtu lojtari i tetë që ka veshur fanellën e kësaj ndeshje, më shumë herë në një ndeshje zyrtare (442).


AlbaniaWeb.net