Fri, Jun 6, 2025

Rihanna në një periudhë të rëndë: humbja e babait dhe sfidat me ASAP-in

  • PublishedJune 2, 2025

Rihanna në një periudhë të rëndë: humbja e babait dhe sfidat me ASAP-in

Rihanna po përjeton një periudhë të vështirë emocionale pas ndarjes nga jeta të babait të saj, Ronald Fenty. Këngëtarja, e cila është aktualisht shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, thuhet se është thellësisht e prekur nga humbja, pavarësisht marrëdhënies së ndërlikuar që kishte pasur me të në të kaluarën.

Një burim për Daily Mail tregoi se vdekja e të atit “e ka goditur fort” artisten 37-vjeçare. “Pavarësisht gjithçkaje që kanë kaluar, ata kishin arritur të rilidhnin raportin si baba e bijë para ndarjes së tij nga jeta,” tha burimi.

Sipas mediave, Ronald Fenty ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare në Los Angeles pas një sëmundjeje të shkurtër.

Ndërkohë, Rihanna po përballet edhe me sfida të tjera personale, përfshirë dhe situatën ligjore të partnerit të saj, ASAP Rocky. Humbja e të atit, shtatzënia dhe presioni publik e kanë kthyer këtë periudhë në një rrugëtim emocional të vështirë për të.