Fri, Jun 6, 2025

Zbulohet misteri! Ish-shoku i skuadrës i Ikardit ftoi Uanda Narën në finalen e Champions, i pagoi avionin dhe hotelin

  • PublishedJune 2, 2025

Zbulohet misteri! Ish-shoku i skuadrës i Ikardit ftoi Uanda Narën në finalen e Champions, i pagoi avionin dhe hotelin

Uanda Nara i çuditi të gjithë kur u shfaq në tribunat e stadiumit në Mynih për të ndjekur finalen e Ligës së Kampioneve. Në fushë ishin skuadrat për të cilat kishte luajtur ish-bashkëshorti i saj, Mauro Ikardi, por në të dy klubet, ajo cilësohej shpesh si shkaktare e problemeve të futbollistit argjentinas.

SnapInsta.to_502996234_18511723273036652_7873651383828566804_n

Cilësohej nga klubi, po me sa duket jo nga futbollistët e tjerë që kanë qenë shokë me Ikardin. Këtë e tregon historia që ajo ka pasur me Keita Balde që njihte nga vitet te Interi, e së fundmi me një tjetër futbollist që mësohet ka bërë të mundur që Uanda Nara të ishte tifoze në finale.

SnapInsta.to_503350114_18511723240036652_178343934181686751_n

Faqet e mediave rozë në Argjentinë kanë publikuar lajmin se ka qenë Ashraf Hakimi, shok skuadre me Ikardin të PSG, ai që ka ftuar Uanda Narën të ndjekë finalen. Ai ka paguar udhëtimin çarter, limuzinën si dhe hotelin për prezantuesen argjentinase, duke i siguruar edhe vendin në tribunë.

SnapInsta.to_501727118_18511723282036652_7449648218504125073_n

E sikur të mos mjaftonte kjo, pas festimeve të ekipit në Paris, raportohet se të dy kanë udhëtuar së bashku drejt Ibizas…

SnapInsta.to_503059044_18511952515036652_9144144371435006408_n

SnapInsta.to_503035924_18511956637036652_376205223904581403_n

PANORAMASPORT.AL