Sun, Aug 3, 2025

Morën vetëm 1 ulëse në Kuvend, Lapaj: Zgjedhjet e 11 Majit ishin më të këqijat që pas vitit 1996, ja si do vijoj ‘Shqipëria Bëhet’

  • PublishedJune 3, 2025

Morën vetëm 1 ulëse në Kuvend, Lapaj: Zgjedhjet e 11 Majit ishin më të këqijat që pas vitit 1996, ja si do vijoj ‘Shqipëria Bëhet’

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, gjatë një interviste në studion e News 24.

Lapaj i cilësoi këto zgjedhje si më të këqijat në Shqipëri që prej vitit 1996, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta për përfshirjen e krimit të organizuar në procesin zgjedhor.

Megjithatë, Lapaj theksoi se partia e tij nuk do të tërhiqet dhe do të vijojë betejën për ndryshim politik dhe institucional në vend.

Adriatikj Lapaj: Ajo që kam në dorë është mos ta lëjë këtë betejë dhe bashkë me ekipin të vazhdojmë të punojmë e ta çojmë përpara. Të tregojmë se nuk e kishim thjesht një dëshirë të një nate vere, por e kishim një ëndërr të një jete që kërkojmë ta ndryshojmë dhe po e bëjmë. Nuk është e lehtë, është sakrificë, kohë larg familjes, vite jetë që digjen, është përditë njofto njërëz, falendero njerëz, bëj aktivitete, shau nga njerëzit, lexo njerëzit që të shajnë dhe një moment ti thua po dale…gjithsesi është një sakrificë që ia bëjmë hallall nënës Shqipëri. Njerëzit për shembull nga familja ime janë dëshmorë të atdheut. Unë po jap kohë nga jeta ime, po jap pasion, po jap bindje.

A mundet që nesër në parlament partitë e reja të bashkohen në një të vetme?

Adriatik Lapaj: Kam reflektuar edhe më shumë në këtë drejtim, me të gjithë njerëzit që e duan ndryshimin dhe demokratizimin. Nëse pushteti sjell një ligj sot që do të anëtarësonte Shqipërinë në BE unë do ta votoja.

U vodhën zgjedhjet? A ishin farsë në gjykimin tuaj?

Adriatik Lapaj: Në gjykimin tim janë zgjedhjet më të këqija pas vitit 1996. Jam i bindur në politikë nuk kam hyrë të qahem, hyra në një garë që i dija të gjitha këto. Por nga ana tjetër për të thënë të vërtetat është fakt që krimi i organizuar në Shqipëria luan rol parësor. Ky është fakt.