Fri, Jun 6, 2025

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, arrin letërporosia nga Britania për marrjen në pyetje të dëshmitarëve Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani

  • PublishedJune 4, 2025

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, arrin letërporosia nga Britania për marrjen në pyetje të dëshmitarëve Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani

Vijon në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për çështjen e vrasjes, rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta.

Gjatë seancës së fundit, Gjykata bëri me dije se ka mbërritur në Shqipëri një letërporosi nga autoritetet britanike, lidhur me marrjen në pyetje të dy dëshmitarëve kryesorë, Astrit Prenga, vëllai i viktimës, dhe Gëzim Shullani.

Në përmbajtjen e letërporosisë, policia britanike kërkon më shumë informacion mbi statusin penal të dëshmitarëve, detaje mbi pyetjet që do t’u bëhen, akuzat për të cilat kërkohen dëshmitë, si dhe mënyrën sesi dëshmia e tyre mund të kontribuojë në hetimet e SPAK-ut.

Gjithashtu, theksohet se marrja e dëshmive do të realizohet nga autoritetet britanike, në përputhje me pyetjet që do t’u përcillen nga organet e drejtësisë shqiptare.