Urdhri i Psikologut zgjedh të enjten Presidentin! Kush janë dy kandidatet në garë! Gazetarja Lala ngre dyshime për procesin
Urdhri i Psikologut pritet të zhvillojë te enjten votimet për të zgjedhur Presidentin e ri për 4 vitet e ardhshme.
Reagimi i kandidates, Brunilda Laboviti
Sa kaq nga ana tjetër, Psikologia Elona Mustafaraj, mban aktualisht postin e numri dy të Urdhrit të Psikologut. Ajo është aktualisht Sekretare e Përgjithshme ne detyre e Urdhrit të Psikologut dhe ka punuar prej vitesh me Presidenten në detyrë, Valbona Treska.
Ne foto, Elona Mustafaraj dhe Presidentja ne detyre, Valbona Treska
Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka bërë një reagim për garën që pritet të zhvillohet për zgjedhjen e Presidentit të Urdhrit të Psikologut, duke hedhur hije dyshimi për një proces jo të rregullt. Sipas Klodiana Lalës, Presidentja aktuale, Valbona Treska po bën tenton të emërojë në postin që ajo mban aktualisht një të besuarën e saj.
Ndërkohe që shton se kandidati tjetër për postin e Presidentit Altin Nika është penguar të garojë dhe ndaj këtij të fundit është dhënë një masë disiplinore.
“Edhe njëherë për Urdhrin e Psikologut! Pasi Valbona Treska e uzurpoi ne kundërshtim me ligjin karrigen e presidentit te Urdhrit te Psikologut, tani po luan çdo gur për te zgjedhur një te besuar te saj.
Altin Nika po pengohet te kandidoje, përmes një makinacioni sa te turpshëm aq edhe kriminal. Nikes iu vendos një mase disiplinore. E qëllimtë. Kuptohet qarte. Ai e goditi ne gjykate dhe fitoi te drejtën për te kandiduar. Por edhe vendimi i gjykatës për klanin Treska nuk pi ujë.
Prokuroria Tiranës, ndërkohë rri e be sehir! Te gjithë ata qe heshtin përballe skandalit, janë bashkëfajtore. Shkoni te psikologu pastaj se do gjeni zgjidhje për problemet e ankthit apo te depresionit. P.S. Zgjedhjet mbahen me date 5 qershor”, shkruan Klodiana Lala.

LISTA E PLOTE E GARUESVE
Bazuar në Ligjin 40/2016 “Për urdhrin e psikologut në Republikën e Shqipërisë” kandidaturat e miratuara për të kandiduar në zgjedhjet për organet drejtuese të Urdhrit të Psikologut janë:
Kategoria President
1- Brunilda Laboviti
2- Elona Mustafaraj
Kategoria Pedagog
1- Dr. Lediana Xhakollari
2- Dr. Jorida Rustemi
3- Dr. Jonida Haxhiu
Kategoria Shërbime
1- Alfred Nela
2- Andi Petro
3- Anxhela Peza
4- Arjola Panteqi
5- Arjola Manreka
6- Blerina Toma
7- Elidon Shehu
8- Eriselda Dervishi
9- Erudita Fshazi
10- Joana Brami
11- Jona Begeja
12- Migena Bakiaj
13- Kristiana Jorgji
14- Lorena Gjindoda
15- Olta Jaçellari
16- Osvaldo Turmalaj
17- Suela Kalaja
18- Sonila Jaupbashi
19- Valentina Telhaj
Kategoria Shoqata
1- Jonida Guri
2- Xhensila Lato