Mon, Jun 16, 2025

Kuvendi në seancë plenare, Noka: 11 Maji farsë elektorale, demokracia është gjymtuar nga etja për karrigen

  • PublishedJune 5, 2025

Kuvendi në seancë plenare, Noka: 11 Maji farsë elektorale, demokracia është gjymtuar nga etja për karrigen

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka akuzuar sot nga foltorja e Kuvendit mazhorancën për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i cilësoi si një farsë elektorale.

Ai akuzoi Partinë Socialiste për vjedhje të votave dhe për përdorim të shtetit në funksion të interesave partiake, duke theksuar se zgjedhjet nuk përfaqësojnë më vullnetin real të qytetarëve.

Flamur Noka: Për ne opozitën agjenda është krejt tjetër. E papranueshme për ne që Shqipëria vend anëtar i NATO-s të varrosë votën e lirë dhe të varrosë zgjedhjet e lira.

Sepse Niko sot para jo vetëm para shqiptarëve por edhe para faktorit ndërkombëtar është gjymtuar totalisht me vullnetin tuaj politik nga etja e sulltanit tuaj dhe e juaja për tu kacavirrur me çdo kush pas karriges është gjymtuar demokracia.

Demokracisë në vendin tonë i qëndron këtu veç fasada, ajo fasadë që sulltani juaj e ka merak. 11 maji ishte një farsë, themeli i pushtetit tuaj qëndron mbi farsë e panë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin së bashku me bandat krimin e organizuar, kartelet që i nxorët në pah dukshëm.