Sat, Jun 7, 2025

Donald Trump u shpreh i zhgënjyer me largimin e tij, reagon Elon Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

  • PublishedJune 5, 2025

Donald Trump u shpreh i zhgënjyer me largimin e tij, reagon Elon Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

Me një ton sarkastik dhe thumbues, Elon Musk reagoi menjëherë ndaj deklaratave të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë gjatë takimit me Kancelarin gjerman Merz, ku tha se ishte tejet i zhgënjyer nga largimi i Musk nga administrata Trump.

Teksa Trump ende po fliste përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Musk shkroi në platformën X: “Çfarë po thotë kështu…”, duke ironizuar qartazi fjalët e ish-presidentit amerikan.

Themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX kritikoi ashpër një projektligj të ri të promovuar nga republikanët, duke shprehur zhgënjim për përmbajtjen e tij.

“Mbajini subvencionet për makinat elektrike dhe energjinë diellore edhe pse është krejtësisht e padrejtë që subvencionet për naftë dhe gaz natyror mbeten të paprekura, por hiqni atë mal me shpërdorime që keni ngjeshur në projektligj”, shkroi Musk.

“Në historinë e qytetërimit nuk ka ekzistuar kurrë një projektligj që të jetë njëkohësisht i madh dhe i bukur. Të gjithë e dinë këtë! Ose ke një projektligj të madh dhe të shëmtuar, ose një të vogël dhe të bukur. I vogli dhe i bukuri është zgjedhja e drejtë”, shkroi Musk.

Në një moment tjetër, Musk u rikthye në fitoren e Trump, ku pretendon se pa të presidenti amerikan nuk do te kishte fituar.

“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet. Demokratët do kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin me rezultatin 51-49. Dhe tani, një mosmirënjohje e tillë!”, përfundoi ai.

musk