Fansat vënë në pikëpyetje sjelljen e të dashurit të Miley Cyrus gjatë një daljeje publike
Pas publikimit të albumit vizual “Something Beautiful”, Miley Cyrus është shfaqur shpesh në publik, duke u parë së fundmi edhe në krah të të dashurit të saj, Maxx Morando. Çifti mori pjesë në darkën vjetore të “Vanity Fair Directors’ Dinner”, ku Miley ndau disa foto nga mbrëmja.
Në njërën prej tyre, këngëtarja shihet duke e puthur në faqe Morandon, i cili duket i ftohtë dhe pa asnjë shprehje në fytyrë. Kjo ka nxitur komente të shumta nga ndjekësit, të cilët sugjerojnë se ai nuk duket rehat kur ajo i shfaq dashuri në publik.
“Pse duket sikur është në dhimbje sa herë që ajo i jep vëmendje?”, shkroi një komentues. Të tjerë shprehën mendimin se Miley meriton dikë më të përkushtuar emocionalisht.
Miley dhe Maxx janë në një lidhje që nga viti 2021, pas një takimi të organizuar në mënyrë anonime dhe një paraqitjeje të përbashkët në një event të Gucci.