Mon, Aug 11, 2025

Dakota Johnson pranon hakmarrjen e egër ndaj ish-të dashurit të shoqes: “I dërgova jashtëqitje gorille”

  • PublishedJune 7, 2025

Dakota Johnson pranon hakmarrjen e egër ndaj ish-të dashurit të shoqes: “I dërgova jashtëqitje gorille”

Aktorja Dakota Johnson, 35 vjeç, ka zbuluar hakmarrjen epike që i ka bërë një mashkulli që i kishte “thyer zemrën shoqes së saj”. Gjatë një interviste me detektor gënjeshtre për Vanity Fair, ylli i “Fifty Shades Of Grey” tregoi për herë të parë besnikërinë e saj ndaj mikeshës, duke konfirmuar një histori aspak të zakonshme.

Në një moment, ajo u pyet: “Ke dërguar vërtet një gallon me jashtëqitje gorille një mashkulli që i theu zemrën shoqes tënde? Mund ta konfirmosh apo mohosh këtë?” Dakota bëri një pauzë, mori frymë thellë dhe u përgjigj: “Nuk ka asnjë mundësi që ai ta shikojë këtë… Pra, po, e kam bërë. Ka kaluar kohë – disa vite.”

Kur iu kërkua të shpjegonte si e kishte bërë porosinë, aktorja u përgjigj me qetësi: “Sh*tsenders.com. Mund të porositësh çfarë të duash, çfarëdo lloj dhe në çfarëdo mase.” Operatori i testit e konfirmoi se Johnson po thoshte të vërtetën.

Kjo paraqitje për Vanity Fair vjen ndërsa Dakota promovon filmin e saj të ri romantik-komedi “Materialists”, ku luajnë edhe Chris Evans dhe Pedro Pascal.

Deklaratat e saj u publikuan vetëm pak ditë pasi u konfirmua ndarja e saj nga Chris Martin, pas një lidhjeje që zgjati plot tetë vite. Dyshja nisën lidhjen në vitin 2017 dhe u fejuan në 2020. Gjatë kësaj kohe, Dakota krijoi një marrëdhënie të ngushtë me dy fëmijët e Martin, Apple (21 vjeç) dhe Moses (19 vjeç), të cilët ai i ka me ish-bashkëshorten Gwyneth Paltrow.

Një burim për DailyMail.com tha: “Lidhja e tyre ka përfunduar prej kohësh, por nuk kishin arritur ta bënin zyrtare. Dakota kishte ende shpresë sepse e donte shumë Chris-in dhe fëmijët e tij.”