Sat, Jun 7, 2025

Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, mbulohet nga retë e zeza të tymit i gjithë qyteti

  • PublishedJune 7, 2025

Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, mbulohet nga retë e zeza të tymit i gjithë qyteti

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke krijuar një situatë shqetësuese në prag të sezonit turistik.

Në pamjet e publikuara nga Panorama.al, shihen sasi të mëdha tymi të zi që kanë mbuluar zonën, ndërsa flakët kanë përfshirë mbeturinat në sipërfaqe. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, edhe pse zjarri nuk ka marrë përmasa të mëdha dhe po mbahet nën kontroll, dyshohet se mund të jetë i qëllimshëm.

Ky nuk është rasti i parë i tillë. Ngjarje të ngjashme regjistrohen thuajse çdo vit, veçanërisht në prag ose gjatë sezonit turistik, duke krijuar ndotje të madhe dhe rrezik për mjedisin dhe shëndetin.

Hetimet paraprake po vijojnë për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësit e mundshëm të zjarrvënies.