Ardit Gjebrea shpreh dëshirën: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me këtë vajzë
Ardit Gjebrea ka festuar sot 62-vjetorin e lindjes dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë ka ndarë me ndjekësit jo vetëm momentin kur fik qirinjtë, por edhe një dëshirë të veçantë që lidhet me një nga projektet më të rëndësishme të jetës së tij: “Kënga Magjike”.
Në një video të postuar në mesnatë, Arditi shihet duke shuar qirinjtë e tortës dhe falënderon nga zemra të gjithë ata që i janë gjendur pranë, nga miqtë, kolegët e familjes së madhe të “E Diela Shqiptare”, deri tek më të dashurit e tij: nëna, motra, bashkëshortja Anila dhe dy fëmijët, Joni dhe Ana.
Megjithëse zakonisht dëshirat nuk tregohen, këtë herë artisti e ka zbuluar hapur: përvjetorin e 25-të të “Këngës Magjike” dëshiron ta prezantojë së bashku me vajzën e tij, Ana Gjebrea, një emocion i veçantë që përkon me një kapitull të ri familjar dhe profesional.