Fotot nga paparazzi/ Garoi me listën e Berishës, por Kreshnik Çollaku nuk i ndahet grupit të Enkelejd Alibeajt
Panoramaplus.al/ Partia Demokratike ka vijuar me angazhimin e saj edhe pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. E gjendur në mes të kritikave, por edhe komenteve për ndryshimet që duhen bërë në këtë parti, shpesh deputetë të kësaj force, kanë folur edhe publikisht, duke mbajtur qëndrimin e tyre.
Por tani nuk e kemi fjalën për një situatë politike, sesa më shumë një situatë miqësore, që ndoshta e kushtëzuar nga politika, zhvendoset larg syve të publikut.
Kreshnik Çollaku, që është deputet i Partisë Demokratike, ka zgjedhur që të ketë një takim miqësor me grupin e distancuar nga PD, më saktë grupimin e Enkelejd Alibeajt.
Së bashku me deputetët e tjerë që u distancuar pas rikthimit të Berishës, Çollaku ka pasur një kafe, pranë selisë së Parlamentit, duke preferuar që këtë takim ta ketë më privat, me gjasa në një bisedë që nuk ka sesi mos të lidhet me politikën.
Kujtojmë, që në sesionin e ri parlamentar, asnjëri prej tyre që gjenden në kafe nuk do të jenë më deputet, por me gjasa miqësia e tyre do të vijojë edhe larg sallës së Kuvendit.