Sun, Jun 8, 2025

Ukraina mohon akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Zyrtari: Moska po luan lojëra të pista!

  • PublishedJune 7, 2025

Ukraina mohon akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Zyrtari: Moska po luan lojëra të pista!

Ukraina ka mohuar pretendimet ruse se ka shtyrë për një kohë të pacaktuar shkëmbimet e të burgosurve, duke akuzuar Moskën se “luan lojëra të pista” pasi sulmet ruse me raketa dhe bomba në Kharkiv vranë tre persona dhe plagosën 22 të tjerë.

Screenshot_35

Në një deklaratë, zyrtarët rusë thanë se dy persona u plagosën në një sulm me dron në rajonin e Moskës.

Në një raund të dytë bisedimesh për paqe në Stamboll të hënën, të dyja palët ranë dakord të shkëmbejnë më shumë të burgosur dhe të kthejnë trupat e 12,000 ushtarëve.

Megjithatë, këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky, tha sot se Ukraina i kishte shtyrë papritur shkëmbimet për një kohë të pacaktuar.

Kjo u mohua nga Andriy Kovalenko, një zyrtar në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, i cili tha se Moska duhet të ndalojë “të luajë lojëra të pista” dhe të kthehet në punë konstruktive.

“Deklarat e sotme nga pala ruse nuk korrespondojnë me realitetin ose marrëveshjet e mëparshme as për shkëmbimin e të burgosurve dhe as për riatdhesimin e trupave”, tha ai në aplikacionin Telegram.