Mon, Jun 9, 2025

VIDEO/ U shtir sikur u godit nga tifozët në “Arenën Kombëtare”, gënjeshtra e lojtarit të Serbisë

  • PublishedJune 8, 2025

VIDEO/ U shtir sikur u godit nga tifozët në “Arenën Kombëtare”, gënjeshtra e lojtarit të Serbisë

Serbia doli me një pikë nga Tirana në ndeshjen ndaj Shqipërisë, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kamerat kanë kapur një moment gjatë ndeshjes, teksa lojtari serb Strahinja Erakovic bën sikur goditet nga tifozët, edhe pse shihet qartë që asnjë send nuk niset në drejtim të tij.

Sulmuesi kuqezi, Arbër Hoxha kuptoi gjithçka dhe i kërkoi Erakovicit që të ngrihet. “Ngrihu”, i tha Hoxha atij. Ndeshja Shqipëri-Serbi u zhvillua në “Arenën Kombëtare”.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net