Mon, Jun 9, 2025

“Trofe special”, Ronaldo mes lotësh: Krenar për këtë brez, përmbusha detyrimin

  • PublishedJune 9, 2025

“Trofe special”, Ronaldo mes lotësh: Krenar për këtë brez, përmbusha detyrimin

Mes lotësh, C.Ronaldo feston me trofe në moshën 40-vjeçjare. Ky ishte trofeun i tij i 35 në karrierë, i treti me fanellën e përfaqësueses portugeze, një tjetër trofe ku Ronaldo nuk ishte thjesht kalimtar, por protagonist absolut kundër përfaqësueseve të mëdha si Franca, apo Spanja në finale. CR7 nuk i fshehu emocionet pas suksesit në Ligën e Kombeve, i dyti për të në karrierë, i dytë edhe për Portugalinë:

“Kam shumë gëzim, mbi të gjitha për këtë brez lojtarësh që e meritonin një trofe të tillë me kaq peshë. Ky trofe ishte i rëndësishëm për familjen time, për fëmijët që ishin këtu, për bashkëshorten, për të gjithë. Të fitosh me Portugalinë është gjithnjë diçka speciale. Kam fituar shumë tituj me klubet por asnjë nuk krahasohet me sukseset që kam arritur me Portugalinë. Jam në lot, pasi kjo është një detyre e përmbushur. Ne jemi një vend i vogël, por me ambicie të mëdha. Të jem kapiten i këtij grupi më bën të ndihem krenar”, u shpreh Ronaldo.

Legjenda portugeze u pyet më pas në lidhje me të ardhmen e tij, por Ronaldo nuk preferon të shoh shumë larg: “Tani është koha për të pushuar mirë, e ardhmja është e afërt. Pësova dhe një dëmtim, por dash maksimumin, shtyva në maksimum pasi duhet ta bësh diçka të tillë për përfaqësuesen, për kombin”, u shpreh Ronaldo.

()


AlbaniaWeb.net