Keanu Reeves “rrëmben” skenën në Tony Awards me një moment viral që s’e kishte planifikuar askush
Një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes së Tony Awards 2025 nuk ndodhi në skenë, por në audiencë dhe protagonist ishte Keanu Reeves.
Aktori i njohur i “Matrix”, 60 vjeç, u përfshi papritur në një performancë live kur Jonathan Groff, gjatë interpretimit të këngës “Mack The Knife”, vendosi të zbriste nga skena dhe të ngjitej mbi karrigen e tij. Me këmbët vetëm pak centimetra larg fytyrës së Reeves dhe një prekje lozonjare në kraharor, momenti shkaktoi reagime të menjëhershme, jo vetëm nga aktori që e priti me buzëqeshje dhe një shenjë miratimi, por edhe nga rrjetet sociale.
“Nuk e prisja këtë, por Keanu sapo fitoi mbrëmjen,” shkruanin fansat në X, ndërsa momenti u përhap me shpejtësi online, duke e kthyer aktorin në një nga yjet e natës – edhe pse nuk ishte pjesë e asnjë kategorie.