E paprecedentë/ U zgjodh së fundmi si presidente e re në krye të Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska refuzon t’i lëshoj zyrën Brunilda Labovitit për të marrë detyrën
Një situatë e pazakontë dhe tensionuese është shënuar këtë të hënë në ambientet e Urdhrit të Psikologut, pas zgjedhjeve për drejtuesin e ri të këtij institucioni. Brunilda Laboviti, e zgjedhur së fundmi si presidente e re, është paraqitur për të marrë detyrën, por është përballur me refuzimin e ish-presidentes Valbona Treska për të liruar zyrën.
Treska ka kundërshtuar dorëzimin e postit, me pretendimin se procesi zgjedhor është ankimuar dhe se deri në shqyrtimin përfundimtar të këtij ankimi, ajo nuk e njeh rezultatin dhe nuk largohet nga detyra.
Në këtë situatë, Laboviti ka kontaktuar përfaqësuesin e saj ligjor dhe ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për të zbatuar vendimin zgjedhor dhe për të marrë zyrtarisht drejtimin e institucionit.
Telefonata me sallën operative të Policisë:
Laboviti: Jam shpallur fituese dhe kam ardhur të marr detyrën sot, dhe zonja Treska nuk e liron zyrën. Më duhet ndihma juaj.
Punonjësi i policisë: Paraardhësja jua që ka qenë aty. Ju keni fituar zgjedhjet? Keni mosmarrëveshje?
Laboviti: Po. Këtu kam dhe media është news 24 dhe top channel.
Punonjësi i policisë: Si quhet zonja?
Laboiviti: Valbona Treska.
Punonjësi i policisë: Mirë do dërgoj një patrullë policie.