Mon, Jun 9, 2025

Italia shkarkoi Spallettin, Ranieri thërritet në apel, është ai i përzgjedhuri

  • PublishedJune 9, 2025

Italia shkarkoi Spallettin, Ranieri thërritet në apel, është ai i përzgjedhuri

Disfata 3-0 ndaj Norvegjisë shkakton “tërmet” në radhët e përfaqësueses “azzurre”. Në mënyrë të papritur, Federata Italiane e Futbollit vendosi të shkarkoj Spallettin, vendim i bërë publik nga vetë trajneri në konferencë për shtyp përpara sfidës me Moldavinë. Kjo do të jetë ndeshja e fundit e tij në krye të Italisë, më pas ekipi përfaqësues do të ndryshojë trajner me shpresën për të shmangur një tjetër katastrofë, kërkojnë të shmangin një tjetër përfundim të hidhur siç ka ndodhur në dy Botëroret e fundit ku nuk kanë arritur të marrin pjesë.

Më Spallettin që tashmë është një kapitull i mbyllur, drejtuesit e Federatës janë vënë në lëvizje për të gjetur një trajner të ri. Mediat italiane flasin për një balotazh ndërmjet Claudio Ranierit dhe Stefano Piolit, por sipas La Gazzetta dello Sport, të gjithë rrugët të dërgojnë te Ranieri, është ai i përzgjedhuri i Federatës.

Ranieri do të ketë një takim kokë më kokë me drejtuesit e Romës, që të lirohet nga detyruat e tij honorifike, por nuk përjashtohet edhe opsioni për një punë të dyfishtë. Është e qartë që Ranieri i ka thënë “Po” ofertës për të drejtuar ekipin përfaqësues.

Por pse Ranieri, përse pikërisht një trajner që është në pension. Gravina mendon se Italia ka nevojë për një trajner që të bashkojë grupin, të sjell besim në përfaqësuese. Karriera e Ranierit në fakt është e tillë, një trajner që ka ndërmarrë misione të jashtëzakonshme dhe i ka përmbush me sukses, si në rastin e fundit ku shpëtoi Romën nga turpërimi, madje deri në javën e fundit ishte në garë për një vend në Champions League.

()


AlbaniaWeb.net