Mon, Jun 9, 2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Lewandowski largohet nga Polonia

  • PublishedJune 9, 2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Lewandowski largohet nga Polonia

Në mënyrë befasuese, Robert Lewandowski njoftoi largimin e tij nga radhët e përfaqësueses polake. Ky vendim i papritur i sulmuesit të Barcelonës vjen pasi trajneri i Polonisë, Michal Probierz, i hoqi shiritin e kapitenit duke ia besuar mesfushorit të Inter, Piotr Zielinski:

“Duke parë humbjen e besimit të trajnerit të përfaqësueses polake, kam vendos të tërhiqem nga Polonia deri sa ai të tjerë trajner. Shpresoj që të luaj akoma për fansat më të mirë në botë”, shkruan Lewandowski në rrjetet e tij sociale.

Leva po kalonte një moment shumë të mirë teksa zhvilloi një super sezon me Barcelonën. “Bomberi” polak ka zhvilluar 150 ndeshje me ekipin përfaqësues ku ka shënuar 80 gola.

()


AlbaniaWeb.net