Vëllai i Billie Eilish i shokuar: Pretendon se Garda Kombëtare e qëlloi me gaz lotsjellës gjatë protestave në Los Angeles
Finneas, kantautori dhe vëllai i këngëtares Billie Eilish, ka shpërndarë një përvojë të vështirë që kaloi gjatë një proteste në Los Angeles, ku ai pretendon se është qëlluar me gaz lotsjellës nga Garda Kombëtare.
Në një postim në Instagram, 27-vjeçari tregoi se kishte marrë pjesë në një protestë kundër operacioneve të Departamentit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) që zhvilloheshin në qendër të qytetit. Finneas tha se protesta ishte shumë paqësore, por që u shndërrua në një situatë të tensionuar, ku gaz lotsjellës u përdor për të shpërndarë turmën.
“Më hodhën gaz lotsjellës pothuajse menjëherë. Ata po e nxisin këtë”, shkroi ai në rrjetet sociale. Protestuesit ishin mbledhur për të kundërshtuar bastisjet e ICE në vende pune të ndryshme, të cilat, sipas organizatorëve, përbënin një shkelje të të drejtave të imigrantëve.
Finneas, i njohur për hite të tilla si “Let’s Fall In Love For The Night” dhe për pjesëmarrjen në projekte të suksesshme, shprehu mllefin e tij ndaj këtyre operacioneve dhe ndaj përdorimit të forcës ushtarake. Ai shkroi më tej: “Qofsh i mallkuar ICE”. Po ashtu, ai ndau një mesazh mbështetjeje për ata që nuk duan të zbatojnë urdhërat që shkelin të drejtat e qytetarëve amerikanë, duke ofruar informacion për një linjë telefonike mbështetjeje për ushtarët që ndihen të detyruar të veprojnë kundër ligjit.