Mon, Jun 9, 2025

Rinumërimi i kutive të votimit në kryeqytet, Berisha: Kush ka dyshime, të bëjë kërkesë! Procesi ka të bëjë vetëm me transparencën

  • PublishedJune 9, 2025

Rinumërimi i kutive të votimit në kryeqytet, Berisha: Kush ka dyshime, të bëjë kërkesë! Procesi ka të bëjë vetëm me transparencën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka komentuar procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit, pas kërkesave të paraqitura nga disa prej kandidatëve të listës së hapur.

I pyetur nga gazetarët nëse pret ndonjë ndryshim të rezultatit përfundimtar pas rinumërimit të kutive, Berisha u shpreh se ky proces ka të bëjë ekskluzivisht me rritjen e transparencës dhe jo me rishikimin e rezultateve.

“Çdo person që ka pasur dyshim, i është kërkuar të kërkojë rinumërim të votave. Transparenca është një detyrim ndaj gjithsecilit. Nuk ka vend për keqkuptime, qëllimi nuk është ndryshimi i rezultatit, por garantimi i një procesi të ndershëm dhe të hapur,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se Partia Demokratike ka pranuar të gjitha kërkesat për rinumërim dhe në disa raste, vetë strukturat e partisë u kanë sugjeruar kandidatëve që të kërkojnë verifikim të votave.

Berisha nënvizoi se PD do të vijojë të respektojë çdo kërkesë që kontribuon në garantimin e një procesi zgjedhor sa më transparent dhe të drejtë për të gjithë kandidatët.

Berisha: Të jem i sinqertë, ky proces ka të bëjë vetëm më atë që quhet transparenë, asnjë shtytje tjetër nuk ekziston. Çdo njeri që ka kërkuar për të numëruar këtu në parti i është pranuar kërkesa, madje i është kërkuar që të kërkoj rinumërim votash.

Çdo njeri që ka pasur dyshim, i është kërkuar që të kërkoj rinumërim të votave. Kush ka dyshime, le të kërkoj rinumërim, transparenca është detyrim ndaj gjithsecilit, dhe është mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur çdo lloj dyshimi. Ata kanë të drejtë, ta kërkojnë.