Mon, Jun 9, 2025

“Miqësorja më e shikuar në histori”, Tifozat Kuq e Zi “godasin” pas Shqipëri-Serbi: UÇK-në e kemi në zemër, nuk na interesojnë gjobat!

  • PublishedJune 9, 2025

“Miqësorja më e shikuar në histori”, Tifozat Kuq e Zi “godasin” pas Shqipëri-Serbi: UÇK-në e kemi në zemër, nuk na interesojnë gjobat!

Tifozët ultras të kombëtares, të njohur si ‘Tifozët kuqezi’, ishin mungesa e madhe e kuqezinjve në barazimin pa gola ndaj Serbisë, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

‘Tifozët kuqezi’ nuk kanë “qëndruar duarkryq” dhe kanë reaguar pak ditë pas sfidës. Ata nuk hezitojnë edhe të ironizojnë, duke e cilësuar ndeshjen si miqësoren më të shikuar në histori.

Mes rreshtave ka fjalë edhë për simbolet e UÇK. ‘Tifozët kuqezi’ shkruajnë se UÇK-në e kanë në zemër dhe nuk u interesojnë gjobat.

Postimi:

Shkoi edhe kjo ndeshje. “Miqësorja më e shikuar në histori”, siç u mburrën miqtë e shkijeve në FSHF. U kënaqën të gjithë: serbët, agjencitë turistike që grabitën biletat, VIP-at që “fituan” në shortin tuaj magjik, e mbi të gjitha arka juaj, që u mbush si kurrë më parë.

 

“800 mijë kërkesa për bileta”, thanë. Në fund, stadiumi kishte mbi 2 mijë karrige bosh. Tifozët shqiptarë i’u nënshtruan kontrolleve që s’i gjen as në aeroportet më të rrepta të botës, e jo më në sport. Në asnjë stadium, në asnjë sport, në asnjë vend të botës nuk ndalohen simbolet e kombit tënd. Kjo ndodh vetëm në stadiumet tona, aty ku udhëheqin miqtë e shkijeve. Por me rëndësi është të kënaqen shkijet; për historinë e krenarinë tonë kush lodhet!

Dje u konfiskuan bluza e shalla me mbishkrimet nga më të ndryshmet: “O sa mirë me qenë Shqiptar!”, “Prishtina”, “Kosova”, “Shkëndija” etj. Simboli i UÇK-së? As që diskutohet. Për pak flamuj të futur brenda pamë skena qesharake e përçmuese: mbi 20 policë u vërsulën të zhveshin një djalë që mbante në gjoks shqiponjën dykrenare dhe stemën e UÇK-së. Ky “krim” nuk ndalohet me ligj në asnjë qytet të Shqipërisë – pse stadiumi qenka më i veçantë? Në stadiumin tonë, ku duhet t’i këndohet vendit dhe identitetit tonë, simbolet tona kombëtare u trajtuan si një rrezik.

Sa për simbolin e UÇK-së, ua përsërisim: ne, Tifozat Kuq e Zi, marrim përsipër çdo gjobë që mund t’ju vendoset për të. Dërgoni faturat që sot. Pra, flamurin e UÇK-së nuk do t’a ndalni kurrë! As ju, as miqtë tuaj në beograd, e askush në këtë planet. E kemi shpalosur në çdo ndeshje të Kombëtares tash e 21 vite, dhe njejtë do të veprojmë edhe nesër në Riga, e në ndeshjet e rradhës. Të shtunën u futëm në stadium vetëm për këtë gjë. Pasi arritëm qëllimin dhe shpalosëm flamurin e UÇK-së, lëshuam përsëri stadiumin. Ju sfidojmë të na ndalni.

 


AlbaniaWeb.net