“Ka përvojë, vendos unë kush gjuan penalltitë”, Sylvinho i del në krah Manajt
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho i ka dalë në mbrojtje Rey Manajt, pasi ky i fundit shpërdoroi një 11-metërsh në ndeshjen ndaj Serbisë.
“Manaj është një lojtar me eksperiencë. Është titullar te Kombëtarja.
E njoh që te Interi. Përgjegjësia është e imja.
Pas përgatitjeve që bëjmë, jam unë ai që vendos se kush gjuan penalltitë” – tha tekniku i kombëtares, në prag të sfidës ndaj Letonisë që luhet të martën.
(J.S/)