Tue, Jun 10, 2025

“Nëse konflikti Trump-Musk vazhdon do të ketë pasoja”- Analisti Zekthi: Ndarja mund të rikuperohet, ata kanë nevojë për njëri-tjetrin

  • PublishedJune 9, 2025

“Nëse konflikti Trump-Musk vazhdon do të ketë pasoja”- Analisti Zekthi: Ndarja mund të rikuperohet, ata kanë nevojë për njëri-tjetrin

Analisti Fitim Zekthi, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për përplasjen Trump-Musk.

“Nëse konflikti Trump-Musk vazhdon do të ketë pasoja”- Analisti Zekthi: Ndarja mund të rikuperohet, ata kanë nevojë për njëri-tjetrin

Sakaq Zekthi tha se Trump dhe Musk mund të pajtohen dhe të lënë pas konfliktin, pasi sipas tij të dy kanë nevojë për njëri -tjetrin.

“Unë mendoj që edhe po të mos ketë konflikt prapë do ketë pasoja sepse dëmi u bë. E para ndarja ka ndodhur po mund të rikuperohet dhe besoj se do të rikuperohet sepse të dy kanë nevojë të madhe për njëri tjetrin. Askush prej tyre nuk mund ta tolerojë dot humbjen e njeri tjetrit.

Gjithsesi Trump ka treguar se është një njeri që nuk e ka problem t’i hajë fjalët dhe të kthehet aty ku ishte”, tha analisti.

Sakaq ai pranoi se krisja e raportit mes tyre do të sjellë pasoja në zgjedhjet e ardhshme në SHBA dhe jo vetëm.

Fitim Zekthi: Nëse konflikti Trump Musk do të vazhdojë, padyshim që do ketë pasoja të dukshme në zgjedhjet që vijnë. Unë mendoj që edhe po të mos ketë konflikt prapë do ketë pasoja sepse dëmi u bë.

E para ndarja ka ndodhur po mund të rikuperohet dhe besoj se do të rikuperohet sepse të dy kanë nevojë të madhe për njëri tjetrin. Askush prej tyre nuk mund ta tolerojë dot humbjen e njeri tjetrit.

Gjithsesi Trump ka treguar se është një njeri që nuk e ka problem t’i hajë fjalët dhe të kthehet aty ku ishte.

Është natyra e pushtetit që e krijoi këtë konflikt. Aty kishte dy pole pushteti, Trump me një lloj pushteti dhe Musk me pushtetin e vet. Ishte aq i madh pushtet i Elon Musk ditët e para sa që shumë njerëz po thonin që është presidenti Musk dhe jo Trump. Deri këtu u arrit… mendoj që është ky lloj konflikti brenda natyrës së pushtetit për të shkuar pak më tej.

Ky është një konflikt në fakt nga mënyra se si qeveris presidenti Trump. Pra mënyra se si qeveris presidenti Trump e ekzekuton pushtetin, ky është një njeri që e ushtron pushtetin si asnjë president më parë….në mënyrë gati autoritariste, ky ka urdhëruar para dy ditësh gardën kombëtare të shkojë në Kaliforni.

Ky është një president që qeveris në limitet të kushtetueshmërisë. Ky ka revokuar ligje të 1738 për të përzënë emigrantët. Ky pa përzënë emigrant që janë me dokumente amerikane nga SHBA, ky ka dëbuar emigrantë në burgjet e Salvadorit. Natyra e pushtetit të Trump është e tillë që do përplasej me Musk. Është konflikt pushteti brenda natyrës së një pushteti që ushtrohet në mënyrë autoritariste.